Gërryerja e lumenjve, rrezikohen urat në shtretërit e lumenjve – (26 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
78% e firmave që punojnë me nxjerrjen dhe përpunimin e materialeve të ndërtimit, nga shtretërit e lumenjve janë pa leje dhe në kundërshtim me rregullat e shfrytëzimit teknik. Këtë rezultat ka nxjerrë Instituti i Teknologjisë së Ndërtimit në një vëzhgim të fundit.
Policia e Ndërtimit ka marrë një aksion ku vetëm ditët e fundit, janë bllokuar 5 firma pa leje. Aksioni do të vijojë, sekuestrimi i mjeteve, gjoba, masa deri në bllokimin e plotë të punës dhe aktivitetit, janë sanksionet ndaj këtyre firmave. Përveçse fitime të paligjshme dhe abuzimet me inertet, rrezikohen edhe urat në shtretërit e lumenjve. Ura e Peshkatarit pësoi një shembje para disa muajsh pikërisht nga gërmimet e bëra nën këmbët e saj./tvklan.al