“Gëzuar ditëlindjen” bija ime
Një herë e një kohë ishte Marilyn Monroe që i këndonte “Happy Birthday Mr. President”, “Gëzuar ditëlindjen Z. President”, sot është Z. President ai që këndon “Gëzuar ditëlindjen”, por vajzës së tij të madhe, Malia-s.
Në mbyllje të festimeve për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama rezervoi një surprizë për vajzën e tij. Ai u kujtoi të ftuarve se detyra e një babai është të vë në vështirësi të bijën e tij.
Edhe pse e kënduara nuk është arma e fortë e presidentit amerikan, ai këndoi për 18 vjetorin e lindjes së Malia-s.
Emocionet e tradhtuan Presidentin Barack Obama në momentin që e bija u ngjit në skenë për ta përqafuar. Ai e mbylli këngën më një zë të mallëngjyer.
Për të dytin vit radhazi Dita e Pavarësisë së Amerikës, që për Presidentin Obama është edhe ditëlindja e vajzës së tij të madhe, u zhvillua brenda Shtëpisë së Bardhë, për shkak të motit te keq. Spektakli i fishekzjarrëve ishte thuajse i padukshëm, ndërsa për piknikun e zakonshëm më përfaqësuesit e ushtrisë dhe të familjarët e tyre u anulua.
Tv Klan