Gigi Hadid dhe Zayn Malik më të lumtur se kurrë
Pasi njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të pare, modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik që tanimë kanë menduar se duan të kenë një familje shumë të madhe.
Sipas mediave rozë, edhe pse dashuria e tyre ka patur uljet dhe ngritjet e saj, kjo nuk e ka penguar çiftin që të mendojë se në të ardhmen do të duan të kenë shumë fëmijë. Edhe pse Gigi ka një karrierë shumë të mirë në botën e modelingut kjo gjë nuk ka ndikuar aspak keq tek ajo.
Të dy po e kalojnë këtë periudhë izolimi së bashku duke shijuar edhe lajmin për ardhjen e fëmijës së tyre të parë. Gigi është në pritje të një vajze dhe gjininë e bebushit e zbuloi në ditën e saj të lindjes për 25-vjetor.
Klan Plus