Gigi Hadid mendon të lërë modelingun: Dua të tregohem e zgjuar


Gigi Hadid mendon të lërë modelingun: Dua të tregohem e zgjuar

23:43 02/08/2018

Supermodelja Gigi Hadid dëshiron të lërë botën e modelingut. Në një intervistë për Pirelli, kalendarin më të famshëm në botë, ajo tha se dëshiron që të ndjekë gjurmët e Tyra Banks  dhe Cara Delevingne. Këtë të fundit nga modele tashmë janë aktore.

“Unë dua shumë të aktroj. Nuk dua më një punë që bazohet vetem tek look-u. Dëshiroj  të luaj role të mëdha në një ose dy filma. Dua të tregohem e zgjuar dhe të luaj karaktere për të cilat jam vërtetë e interesuar”.

Para një viti ajo imitoi Melania Trump dhe të gjithë u surprizuan nga aftësitë e saj. 23-vjeçarja madje ka nisur të marrë pjesë në disa audicione filmash, për të parë cili është ai që i përshtatet më mirë.  Edhe pse një nga modelet më të paguara të momentit, duke pushtuar revistat me të mëdha në botë, Gigi mesa duket nuk i intereson më të jetë thjesht një imazh kopertine.

Klan Plus






Të ngjashme