Gigi Hadid mund të motrën, shpallet modelja e vitit


Gigi Hadid mund të motrën, shpallet modelja e vitit

20:50 06/12/2016

Modelja amerikane, Gigi Hadid është shpallur modelja më e mirë e vitit, ndërsa stilisti britanik, Alexander McQueen është shpallur marka më e mirë britanike gjatë ndarjes së çmimeve të Modës për vitin 2016, shkruan Reuters.

Stilistët më të mirë të kësaj industrie, modele dhe adhurues kanë përballuar motin e ftohtë të dimrit në Londër për parakalimin e rregullt mbi qilimin e kuq, para “Royal Albert Hall” ku është mbajtur ceremonia.

21 vjeçarja, Hadid e ka mundur motrën e saj të vogël, Bella dhe modelet e tjera Kendall Jenner, Adwoa Aboah dhe Lineisy Montero në kategorinë e modeles më të mirë.

Alexander McQueen është shpallur marka më e mirë britanike, ndërsa Gucci e ka marrë çmimin për lider biznesi ndërkombëtar./tvklan.al

 






Të ngjashme