“Gishtit gjeji vendin mos ma trego mua”, debat i fortë mes Koduzit dhe Bratajt: Ngelët tek testi që nga 8 Marsi
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është përfshirë në debat me përfaqësuesin e PD-së, Gazmend Koduzi sa i përket tamponëve. Koduzi tha se sipas studimeve shëndetësore ka lidhje mes vdekshmërisë dhe numrit të tamponëve që kryhet nga qeveria.
Por kjo është kundërshtuar nga drejtori i Urgjencës, i cili tha se kjo është gënjeshtër. Debati mes të dyve vazhdoi edhe në lidhje me krahasimin me Maqedoninë e Veriut, ku rezultati i tamponit del për 24 orë.
Brataj tha se Maqedonia ka 1300 të vdekur, ndërsa u shpreh ndaj Koduzit se tamponi nuk ndryshon vdekshmërinë.
Gazmend Koduzi: Ka studime shkencore që thonë ka një lidhje kolacion negativ midis vdekshmërisë dhe numrit të tamponeve dhe masave të qeverisë. Sa më shumë tampone të bësh aq më shumë ulet vdekshmëria, pra kjo është rëndësia e tamponit.
Skënder Brataj: Kjo është gënjeshtra më e madhe. Ai zotëria tha që e merr për 24 orë përgjigjen.
Gazmend Koduzi: Mund të më thuash pse në Maqedoni e marrin për 24 orë ne e marrim pas disa ditësh?
Skënder Brataj: Ai e merr për 24 orë, por ka 1300 të vdekur, një shtet më i vogël se ne.
Gazmend Koduzi: Bën 5 herë më shumë.
Skënder Brataj: Ka 1300 të vdekur, do qëndrojmë me këmbë në tokë, ngelët tek testi që nga 8 Marsi deri tani. Tamponi të bën diagnozën nuk ndryshon vdekshmërinë, nuk ndryshon terapinë dhe prognozën. Mbusheni mendjen dhe lërini shqiptarët të marrin vesh çfarë duhet të marrin.
Gazmend Koduzi: I fundit fare je në rajon, shiko ku e ke, liliput.
Skënder Brataj: Nuk më duhen tamponët, më duhet shëndeti i qytetarëve. Gishtit gjeji vendin, mos ma trego mua…/tvklan.al