Gjak nga goja e skuqje në trup… sëmundja misterioze e adoleshentes


Gjak nga goja e skuqje në trup… sëmundja misterioze e adoleshentes

20:01 01/12/2016

Një nënë e dëshpëruar ka publikuar disa foto të rënda të vajzës së saj adoleshente, në përpjekje për të zbuluar se çfarë ka që nuk shkon me të bijën.

Vicky Archer ka gjakderdhje nga goja, skuqje të rënda në të gjithë trupin dhe shpesh harron se cila është nëna e saj. Gjithë kjo gjendje erdhi pasi u pickua nga një mushkonjë, teksa ndodhej me pushime në Menorca.

vicky-1

Deri më tani, asnjë mjek nuk ka mundur ta diagnostikojë sëmundjen e 15 – vjeçares, duke e detyruar nënën e saj Alison që të kërkojë ndihmë në internet.

E reja ka inflamacion në mëlçi dhe gjakderdhje nga goja, fryrje të buzëve, gjuhës, fytyrës, syve, gishtave dhe kohët e fundit ka kyçe dhe këmbë të fryra.

vicky-2

Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, mjekët në spitalin e fëmijëve në Bristol të Anglisë, ku Vicky u mbajt për 1 muaj në izolim janë shumë larg zbulimit se çfarë e shkakton këtë problem.

Nëna e saj, teksa i postoi fotografitë në Facebook kërkoi e dëshpëruar ndihmë nga kushdo që ka dijeni se çfarë sëmundje mund të jetë./tvklan.al





Të ngjashme