Gjakmarrja, barra e rëndë e familjes Xhani (26 korrik 2000)


Gjakmarrja, barra e rëndë e familjes Xhani (26 korrik 2000)

12:34 26/07/2000

Ky është Armir Xhani, 13 vjeç. Prej 15 muajsh nuk e ka kaluar pragun e shtëpisë. Gjakësi i familjes i ka vrarë vëllain 10 vjeç dhe i ka dërguar fjalë se do t’a vrasë edhe atë. A shprehet se gjthë kohën e kalon në oborrin e shtëpisë së tij. Nuk del shpesh dhe se natën nuk duket aty. 15 muaj më parë i ati i Armirit ka vrarë për çeshtje nderi dy burra të fisit Preza në Barbullush. Që prej asaj dite, Skënderi ka braktisur shtëpinë për t’u fshehur. Që prej asaj dite Armiri dhe vëllai i tij u ngujuan në shtëpi me frikën se mos gjakësi i vret.

Më i vogli i shtëpisë u vra teksa doli fshehurazi nga shtëpia për të takuar moshatarët e tij, por tek porta e shkollës gjakësi e ndal fëmijën e hasmit të tij. Fishekët e dy karikatorëve të pistoletës i marrin jetën 10 vjeçarit. Nëna jeton me frikën se mos gjakësi merr dhe jetën e Armirit. Këtë portë nga familja Xhani e kalon vetëm vajza 9 vjeçe e cila nuk rrezikon të vritet pasi është femër dhe është ajo që blen ushqimet dhe kryen nevojat e familjes jashtë shtëpisë./tvklan.al






Të ngjashme