Gjakmarrje në Stamboll


Gjakmarrje në Stamboll

15:45 30/01/2017

Një sulm me armë i motivuar nga gjakmarrja ka ndodhur të hënën në një restorant të njohur në lagjen Beykoz të Stambollit.

Autori i krimit me të parë personin që dyshohet se i ka vrarë babanë 12 vjet më parë, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar.

“Hurriyet” tha se në sulm u vra personi i vënë në objektiv, por u plagosën edhe dy klientë të tjerë të Big Chefs Restaurant.

Autori i krimit u dorëzua në polici ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalet aty afër. /tvklan.al






Të ngjashme