Gjana në aktivin e PD Elbasan – (29 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Partia Demokratike synon të vij në pushtet me mësimet dhe metodat e Marksit. Emin Gjana, nënkryetari i Partisë Demokratike ka theksuar në aktivin e zgjeruar të degës së Elbasanit se Marksi ka pasur të drejtë kur mësonte se çështja e pronës qëndron në thelb të politikës. Shenjterimi i pronës dhe zgjidhja e problemit të saj vijoi ai, do të jenë obligimi numër një i PD për të triumfuar në zgjedhjet e ardhshme.
Gjana ka parashtruar dhe tre platforma të tjera të PD me të cilat ajo synon të arrijë fitoren. Duke u ndalur tek çështja e rendit nënkryetari demokrat tha se ne lëviznim miliona e miliarda lekë të firmave piramidale dhe askush nuk na sulmonte, ndërsa tani edhe paratë e depozituara në bankë janë në shënjestër. Pika e tretë e rëndësshme për PD do të jenë edhe lufta kundër korrupsionit dhe kontrabandës.
Ndërsa përsa i përketë çështjes kombëtare Gjana u shpreh se parlamentarët e mazhorancës nuk qëllojnë si në Armeni me armë, por sulmojnë me fjalë ata që flasin për këtë problem. Konfederata Shqiptare në Ballkan për të cilën është shprehur Berisha, vijoi ai, është e ardhmja e shqiptarëve.
Përballë gjendjes së krijuar vendi duhet të shkojë sa me shpejt drejt zgjedhjeve të reja. Këtë e ka mbështetur dhe ish-Ministri i Rendit Halit Shamata. Dy të dërguarit e PD-se në aktivin e Elbasanit u kanë kërkuar simpatizanteve të tyre që të sqarojnë njerëzit për situatën politiken që po kalon kjo parti, për gabimet e saj në të kaluarën dhe për zgjidhjet që ajo ofron për të ardhmen./tvklan.al