Gjenden 2 parcela me kanabis, policia asgjëson 5000 bimë
Në vijim të punës, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nga efektivët e Stacionit të Policisë Memaliaj, në fshatin “Rerez”, Krahës dhe u konstatuan të kultivuara në dy parcela me rreth 5000 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprët penale: “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./tvklan.al