Gjenden 2 turistët hungarezë


Gjenden 2 turistët hungarezë

13:22 26/08/2019

Kishin humbur prej mbrëmjes së të dielës

Autoritetet policore në Vlorë gjetën turistët hungarezë S.D. dhe B.M., të cilët kishin humbur rrugën mbrëmjen e kaluar, në zonën e Karaburunit.

Ata u gjetën pas kërkimeve të pandërprera të shërbimeve të Policisë Kufitare, Delta Forcë dhe shërbimeve të tjera vendore, të cilat nëpërmjet GPS arritën t’i lokalizonin rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Menjëherë janë nisur shërbime të tjera shtesë drejt vendndodhjes, pasi terreni ishte tepër i vështirë e i thellë dhe rreth orës 10:00 është bërë e mundur gjetja e tyre dhe kontakti fizik me ta pranë vendit të quajtur “Lerat”, në Llogora.

Çifti kishte humbur kontaktet, rrugën dhe orientimin një ditë më parë dhe për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, e kishte të pamundur kthimin mbrapa.

Aktualisht po bëhet transportimi i çiftit pranë vendndodhjes së tyre në zyrat e zonave të mbrojtura, në Parku e Llogarasë.

Policia thotë se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falenderuar shërbimet e kërkimit që iu erdhën në ndihmë./tvklan.al






Të ngjashme