Bllokohen 227 kg kanabis, në dy operacione


Bllokohen 227 kg kanabis, në dy operacione

15:23 25/11/2016

Rreth 227 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga policia në dy operacione të ndryshme në Kamëz dhe në Zvërnec.

Këtë mëngjes, agjentët e Antidrogës së kryeqytetit, arrestuan në flagrancë në Kamëz, Ndriçim Mukën, 35 – vjeç. Ai u kap nga efektivët e policisë ndërsa transportonte me një automjet lëndën narkotike të amballazhuar dhe të gatshme për ta shitur në kryeqytet.

Ndërkaq në Zvërnec të Vlorës, policia bllokoi një sasi prej 206 kg lënde narkotike. Sasia e kanabisit synohej të trafikohej në drejtim të Italisë nëpërmjet detit. Droga u gjet në zonën e Porto Novës, në afërsi të ishullit të Zvërnecit, rreth 20 m larg bregut të detit.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 9 pako, mbështjellë me qese plastike ngjyrë kafe, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nuk dihet poseduesi mallit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Tv Klan






Të ngjashme