Gjenden 250 balena të ngordhura në breg
Janë duke u zhvilluar disa përpjekje të dëshpëruara për të shpëtuar dhjetëra balena pilote të cilat janë ende gjallë e gjenden të bllokuara në një plazh të Zelandës së Re. Kjo është në avarinë e tretë më të madhe masive në historinë e vendit.
Departamenti i Konservimit tha në një deklaratë se të paktën 250 balena ishin tashmë të ngordhura nga 400 të gjendura në breg në ishullin South Island të premten.
Ekipet e shpëtimit u përpoqën të kthenin në ujë më shumë se 100 balena, nga të cilat rreth 50 mundën të shpëtonin.
Sipas “Inwood”, 90 balena të tjera që u liruan, e ribllokuan veten në të njëjtin vend vetëm 5 orë më vonë./tvklan.al