Gjenden 4 automatikë e 246 kg kanabis, në kërkim pronari i stanit


Gjenden 4 automatikë e 246 kg kanabis, në kërkim pronari i stanit

13:27 02/06/2018

Armë zjarri, municione luftarake e lëndë narkotike, është ky rezultati i një operacioni të policisë në Vlorë. Në një njoftim për mediat sqarohet se ato u gjetën në një stan në pronësi të A.N në fshatin Kuç, gjatë ditës së premte.

Në total, policia gjeti 4 armë zjarri tip automatik, 4 krehëra model 56, 210 fishekë model 56, si dhe 246 kg kanabis.

“Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore”

, thuhet në njoftim.

/tvklan.al






Të ngjashme