Gjenden 5 të vdekur brenda në banesë
Pesë trupa të pajetë janë gjetur në një shtëpi në periferi të Perthit, në përëndim të Australisë.
Mes të vdekurve ka gra dhe fëmijë. Përfaqësuesi i policisë, Paul Steele tha se incidenti ishte “tragjik”, por nuk kishte vend për panik.
Sipas
BBC
, policia ka ndaluar një të dyshuar që mendohet se ka lidhje me ngjarjen.
Mosha dhe gjinia e saktë e viktimave nuk është përcaktuar ende.
Një fqinj tha për mediat se ata ishin një familje normale dhe nuk mund ta imagjinonte kurrë se një gjë e tillë mund të ndodhte. Ngjarja tragjike po hetohet si vrasje me paramendim./tvklan.al