Video/Gjendet nëntokë një meteor gjigant


Video/Gjendet nëntokë një meteor gjigant

18:15 14/09/2016

Një meteor gjigant është gjetur i groposur 5 metra nëntokë, në një fushë në Argjentinë.

Objekti qiellor, i cili peshon rreth 30 ton, u zbulua në fushën e quajtur “Campo Del Cielo”, nga ekspertët e Asosacionit të Astronomisë Chaco.

Presidenti i kësaj të fundit, Mario Vesconi, tha për mediat se gjetja e gurit ”ishte një surprizë e madhe”.

Meteori ishte groposur rreth 5 metra thellë dhe kishte një diametër pothuajse 2 metra.

Sipas ekspertëve, fusha është plot me meteorë dhe prejardhja e tyre vjen nga një shi meteorësh, rreth 4,000 vjet më parë.

Disa besojnë se ky është meteori i dytë më i madh i gjetur ndonjëherë. Më i madhi, i njohur si Hoba, peshon rreth 60 ton dhe është gjetur në Namibi, Afrikë./tvklan.al






Të ngjashme