Video/ Burrë e grua gjejnë vdekjen nga rrjedhja e gazit
Dy persona janë gjetur pajetë në një banesë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, këtë të premte rreth orës 11:15.
Viktimat janë çifti i bashkëshortëve Rrok dhe Prena Tataj, 60 dhe 56 vjeç. Sipas burimeve zyrtare, ata dyshohet se kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksisë, për shkak të rrjedhjes së gazit.
Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit të Vlorës dhe pritet që të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet.
/tvklan.al