Gjenden të vdekur në një resort 4 pjesëtarët e një familjeje


Gjenden të vdekur në një resort 4 pjesëtarët e një familjeje

11:52 10/01/2018

Një nënë, babai dhe dy djemtë e tyre të vegjën u gjetën të vdekur orët e para të së hënës në një hotel në Teksas të SHBA, një ngjarje që policia po e heton si vrasje të trefishtë e pasuar nga një vetëvrasje, autore e së cilës është gruaja.

Shefi i policisë së Galveston, Josh Schirard tha se 4 viktimat janë një grua 37-vjeçare, bashkëshorti i saj 39-vjeç dhe fëmijët të moshës 10 dhe 5 vjeç. Ai tha se familja nga Baytown, kishte shkuar në resortin San Luis mbrëmjen e së dielës.

Policia shkoi në hotelin që ndodhet në një zonë bregdetare rreth orës 04:30 të mëngjesit, pasi klientët që ndodheshin në katin e tetë kishin dëgjuar të shtëna me armë. Kur oficerët e policisë u futën në dhomë, ata gjetën burrin dhe dy djemtë të vrarë me armë zjarri në shtrat, ndërsa gruan përtokë.

Sipas zyrtarëve të policisë, motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende. Nga hetimet e deritanishme, autoritetet besojnë se gruaja ka qenë ajo që ka vrarë familjen e saj dhe në fund i dhënë fund jetës.

/tvklan.al






Të ngjashme