Gjenden trupa të zhdukur 50 vite më parë


Gjenden trupa të zhdukur 50 vite më parë

14:15 29/07/2017

Pjesë trupi që mund t'i përkasin pasagjerëve të vrarë në një prej 2 avionëve të rrëzuar të Air India, ngjarje të ndodhura më shumë se 50 vite më parë, janë gjetur në Alpet Franceze.

Daniel Roche, i cili prej vitesh vijon kërkimet për trupat në Bosson Glacier të Mont Blanc, e bëri zbulimin e tij të enjten.

Ai tha se deri më tani nuk kishte mundur të gjente asgjë të vlefshme që i përkiste trupit të një njeriu, por këtë herë, Roche gjeti një dorë dhe një pjesë këmbe.

Dy aksidente të rënda ajrore kanë ndodhur në këtë vend, me më shumë se 150 viktima.

Në Janar të 1966 -ës një Air India Boeing 707 i nisur nga Bombay në drejtim në New York u rrëzua pranë Mont Blanc, duke vrarë 117 personat që ndodheshin në bord.

Një tjetër fluturim i Air India u përplas në këtë mal në 1950 -ën, duke vrarë 48 persona.

Sipas "DailyMail", Roche tha se pjesët e gjetura mund të jenë të një pasagjereje femër nga avioni i rrëzuar në 1966 -ën, pasi ai ka gjetur edhe një prej motorëve të xhetit.

Roche mësohet se ka kontaktuar autoritetet në Chamonix, të cilat kanë marrë pjesët e trupit dhe pritet t'i ekzaminojnë për të zbuluar kujt i përkasin./tvklan.al





Të ngjashme