Gjendet 16-vjeçarja e larguar nga shtëpia, Gazie Kazia u dorëzua në policinë e Sarandës


Gjendet 16-vjeçarja e larguar nga shtëpia, Gazie Kazia u dorëzua në policinë e Sarandës

15:00 30/05/2016

Është dorëzuar në policinë e Sarandës vajza 16-vjeçare e zhdukur prej 17 Majit nga familja e saj në Sukth të Durrësit.  Sipas policisë, adoleshentja Gazie Kazia është dorëzuar vullnetarisht në polici mëngjesin e së hënës. Ajo u ka thënë efektivëve të policisë që e kanë marrë në pyetje se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia dhe se nuk ishte detyruar nga ndonjë njeri tjetër.

Prej 13 ditësh prindërit e saj, i kishin bërë apel të kthehej në shtëpi duke aluduar se ajo ishte mashtruar me qëllim trafikimi. Prindërit e saj denoncuan zhdukjen e vajzës në Tv Klan të pakënaqur me kërkimet e policisë.

Burimet nga grupi hetimor thanë se vajza e re u largua nga shtëpia e saj së bashku me një të ri, që e kishte njohur në Facebook. Me vete ajo kishte marrë vetëm telefonin celular, por ai qëndronte vazhdimisht i fikur. Në hetime u përfshinë një i ri nga Vlora dhe një taksist që kishte shoqëruar vajzën nga shtëpia deri në zonën e plazhit ku më pas vajza humbi gjurmët.

Tv Klan






Të ngjashme