Gjendet e gjallë alpinistja e zhdukur në park
Një grua e cila ishte zhdukur para dy javësh ndërsa po ecte në Parkun Kombëtar Zion të Utah, është gjetur e gjallë.
Holly Suzanne Courtier, 38 vjeçare nga California, u zbulua nga një vizitor i parkut i cili informoi rojet e parkut dhe ekipet e kërkimit.
E përshkruar si një alpiniste me përvojë, gruaja u pa për herë të fundit në park me 6 tetor. Ajo kohët e fundit e kishte humbur punën e saj si dado për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe për herë të fundit ishte parë duke zbritur nga një furgon anijesh afër zonës Grotto, e cila çon në disa nga shtigjet e parkut.
Ajo nuk u kthye më nga udhëtimi i saj, i cili ishte planifikuar për atë ditë dhe menjëherë pasi Kailey raportoi se nëna e saj ishte zhdukur, zyrtarët e parkut kishin filluar një operacion shpëtimi.
Me ndihmën e agjencive të shumta, ekipi ka përdorur dronë dhe një njësi K-9 për të gjetur Courtier.
Ajo është ribashkuar me familjen dhe vajzën e saj Kailey, por nuk është bërë e ditur se ku u gjet saktësisht apo se ne çfarë gjendje shëndetësore ishte.
Familjarët e saj falenderuan rojet dhe ekipet e kërkimit që nuk ndalen kërkimet ditë e natë dhe nuk humbën shpresën për gjetjen e saj./tvklan.al