Gjendet e vdekur në dhomë 21 – vjeçarja shqiptare në Itali
Kjo është Floriana Xheka, një 21-vjeçare shqiptare, e cila mbrëmjen e së mërkurës humbi tragjikisht jetën në Trieste të Italisë.
Mediat fqinje shkruajnë se ajo u gjet pa ndjenja në dhomën e saj të konviktit, në rrugën Fabio Severo. 21 - vjeçarja nga Tepelena u gjet në dhomën e saj rreth orës 20:40 të së mërkurës dhe pavarësisht përpjekjeve të punonjësve të emergjencës, ajo nuk ka mundur të mbijetojë. Rreth një orë më vonë Xheka u deklarua e vdekur. Sipas dëshmitarëve okularë, e reja nuk ishte përgjigjur në telefon dhe nuk kishte hapur derën e dhomës që prej orëve të para të pasdites. Nga të dhënat e para dyshohet se studentja ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak, të ndodhur gjatë kohës që ndodhej e vetme në dhomë./tvklan.al