Gjendet i hedhur anës rrugës një foshnje
Një bebe e porsalindur me kordonin e kërthizës ende në trup u gjet nga një kalimtar, anës rrugës. Foshnja, sipas të përditshmes Mirror u shpëtua nga një inxhinier, i cili e dalloi atë teksa po shkonte për në punë.
Alexandre da Silva Dias de Freitas, nga Rio de Janeiro njoftoi menjëherë policinë. Bebja u transportua në spital dhe u vendos në kujdes intensiv. Autoritetet nisën hetimet për të zbuluar se kush e ka braktisur beben, që peshonte rreth 2 kilogramë e gjysmë. Ai u gjet mëngjesin e së hënës rreth orës 6:30, në atë të një rruge mjaft të frekuentuar, në një vend me bar të lartë. Oficerët e policisë që shkuan për të shpëtuar beben postuan edhe fotografi të tij, si dhe personit që i shpëtoi jetën./tvklan.al