Gjendet i mbytur në përrua një burrë
Një 53 - vjeçar është gjetur i mbytur këtë të mërkurë në Kolonjë. Viktima, i identifikuar nga policia vetëm me iniciale G.Sh, u gjet në përroin e fshatit Starje.
Paraprakisht, dyshohet se 53 - vjeçari është mbytur për shkak të vërshimit të ujit në këtë përrua, pas shiut të rrëmbyeshëm që ka rënë në zonën e lartpërmendur. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al