Gjendet i mbytur në pishina fëmija 13 vjeçar – (26 Qershor 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Një fëmijë 13-vjeç ka vdekur sot në mesditë pas një pushimi të papritur të zemrës. Trupi i njomë i vogëlushit Andi Beli, u nxor i pajetë në pishinat pranë Liqenit Artificial në Tiranë. 13 vjeçari nga kryeqyteti ka qënë me disa moshatarë i pashoqëruar nga prindërit duke u larë në pishinat e kompleksit kur ka mbetur në ujë pa frymë.
Megjithëse është dërguar më pas me një makinë të rastit në Spitalin Ushtarak, për 13 vjeçarin gjithçka ka qenë tepër vonë. Nga Spitali Ushtarak kufoma e tij është dërguar për në morgun e Tiranës ku pritet që nesër në mëngjes ti bëhet autopsia mjekoligjore dhe më pas familja të marrë trupin e tij. Vdekja ka ndodhur brenda pak sekondave dhe mendohet të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë ataku në zemër./tvklan.al