Gjendet i mbytur një burrë në det
Një person është gjetur i mbytur në zonën e Kallmit. Sipas burimeve të policisë viktima është gjetur ditën e sotme në orën orës 11:25, në lagjen Nr.15. Mësohet se trupi i 46 – vjeçarit me inicialet I. J banues në Tiranë është gjetur nga kalimtarë të zonës.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al