Gjendet i mbytur një person
Një person është gjetur i pa jetë në Qerret të Kavajës 200 metra larg nga bregu i detit.
Policia thotë se ai nuk është identifikuar ende, por u gjet nga disa peshkatarë të zonës.
Paraprakisht dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht në vendin e quajtur Përroi Leshniqës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al