Mbytet një person në Porto Romano
Një tjetër person është gjetur i mbytur këtë të shtunë në Porto Romano të Durrësit. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 11:45, në lagjen Nr. 15.
Nga informacionet mësohet se 62-vjeçari me inicialet M. M. banues në Durres ka ndërruar jetë duke u larë në det. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu mëngjesin e sotëm një 72-vjeçar u gjet i mbytur në plazhin e Currilave edhe pse nuk dihet ende nëse vdekja ishte natyrale apo mbytje.
/tvklan.al