Gjendet i pajetë 36-vjeçari shqiptar në burgun grek
Autoritetet: Po hetojmë, por nuk ka shenja dhune
Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në qelinë e tij në burgun e punës Agia në ishullin e Kretës.
Autoritetet thanë për televizionin Klan se shqiptari ishte vetëm në qeli dhe u gjet pa ndjenja paraditen e të dielës.
Ata nuk pranuan të publikonin emrin e të ndjerit, por shtuan se nga pamja e jashtme nuk ka shenja dhune që t’i kenë shkaktuar humbjen e jetës.
Fjalën e fundit pritet ta thotë ekspertiza mjeko-ligjore ndërsa kanë nisur hetimet edhe nga autoritetet lokale.
Tv Klan