I moshuari jetonte i vetëm, gjendet i dekompozuar në oborrin e shtëpisë
Paraditen e kësaj të premteje në lagjen Nr.2 në Korçë është gjetur një trup i pajetë rreth 70 – vjeç me iniciale S.S.
Policia e Korçës raporton se trupi është gjetur i vdekur (dekompozuar) në oborrin e banesës së tij ku dhe jetonte i vetëm.
Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune.
Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Spitali Rajonal të Korçës ku pritet edhe ekspertiza mjeko – ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Policia po punon për zbardhjen e çështjes. /tvklan.al