Gjendet i pajetë në makinë 33-vjeçari shqiptar
Një 33-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të hëne në Macerata të Italisë. Shqiptari, i cili jetonte në San Severino, sipas mediave italiane u gjet i pajetë rreth orës 04:30, brenda automjetit të tij.
Makina ndodhej e parkuar në karrexhatën e provinciales 127, rrugë që lidh Tolentinon me San Severino.
Shkaqet e vdekjes së shqiptarin nuk dihen ende. Dyshimet janë se ai mund të ketë pësuar një aksident, por nuk përjashtohet edhe mundësia e vdekjes natyrale.
Karabinierët kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa identiteti i 33-vjeçarit nuk bëhet ende i ditur.
/tvklan.al