Gjendet i pajetë një person buzë Liqenit Artificial
Një person është gjetur i pajetë rreth orës 13:10 buzë Liqenit Artificial të Tiranës. Viktima është një burrë rreth 65-70 vjeç, ende i paidentifikuar.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Policia e Tiranës, e cila thotë gjithashtu se viktima po transportohet drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/tvklan.al