Gjendet i pajetë një person në kryeqytet
Trupi i pajetë i një personi është gjetur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në një kabinë eletrike në rrugën “Mine Peza”.
Paraprakisht dyshohet se viktima, identiteti i të cilit ende nuk dihet, mund të ketë vdekur pasi e ka zënë korenti. Ai dyshohet të jetë rreth 36 – vjeç dhe i përket komunitetit rom.
Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta./tvklan.al