Gjendet i pajetë një person në Liqenin e Pogradecit


Gjendet i pajetë një person në Liqenin e Pogradecit

18:30 27/08/2016

Pogradec- Një person është gjetur i pajetë në ujërat e Liqenit të Pogradecit. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është P. S, rreth 75 vjeç, banues në Pogradec.

Sipas policisë, ai u gjet i mbytur në vendin e quajtur “Oktapodi”.

Nga hetimet paraprake, rezulton se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndërkohë po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme