Gjendet i pajetë roja, dyshimet e policisë
Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të diele. Mësohet se viktima ishte roje i turnit të tretë në një auto-servis në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia dyshon paraprakisht që vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Kjo pasi në trupin e 58-vjeçarit nuk janë gjetur shenja dhune.
“Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, thotë policia.
Megjithatë në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plota të rrethanave të saj. /tvklan.al