Gjendet i pajetë trupi i futbollistit, pasi la mesazhin në Facebook
Një futbollist i ri u gjet i vdekur, pasi ai kishte postuar një mesazh prekës në rrjetin social Facebook ku përshëndeste miqtë e tij.
Brendon Holder vdiq në shtëpinë e tij në Pembroke, në perëndim të Uellsit, të shtunën në mëngjes. Falënderime të përzemërta i janë dedikuar 24-vjeçarit, i cili mbahet mend si një futbollist i talentuar që luajti për Carmarthen Stars. Në mesazh ai shkruante ,"Me vjen keq për këdo që lëndova. Ju lutem mos mendoni se unë jam egoist. Unë nuk isha më i miri i djemve dhe i miqve. Mezi po pres të të shikoj mami. Bye djema"
. Pak minuta më vonë, ai postoi një fotografi të nënës së tij me të. Të gjithë kanë mbetur të shokuar nga veprimi i të riut dhe janë lënduar shumë nga vdekja e tij.“Nuk mund ta besojmë, kjo nuk është e vërtetë” ,
kështu janë shprehur miqtë e tij, kur kanë marrë veshin lajmin për ndarjen nga jeta të Brendon. Trajneri i skuadrës ku luante 24-vjeçari, anuloi dy ndeshje të planifikuara për fundjavën, pasi mori vesh lajmin e rëndë./tvklan.al