Gjendet i vdekur në banesë 20 – vjeçari


Gjendet i vdekur në banesë 20 – vjeçari

14:18 30/05/2017

Një 20 – vjeçar është gjetur i pajetë këtë të martë në fshatin Kurdari të Klosit.

Viktima është Julian Çeliku. Ai u gjet rreth orës 13:40, në njërën nga dhomat e banesës në shtëpinë e tij. Policia sqaron se i riu dyshohet të jetë vetvrarë me armën gjahut të babait.

Paraprakisht mësohet se 20 – vjeçari vuante nga depresioni dhe ky dyshohet të jetë dhe shkaku. Megjithatë, grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme