Gjendet i vdekur në banesë 56- vjeçari
Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Dhërmi. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 11:45 dhe kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur të pajetë 56- vjeçarin me inicialet K.D.
Nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se vdekja mund të jetë natyrale, pasi 56-vjeçari ka pasur probleme shëndetësore më parë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.
/tvklan.al