
Gjendet i vdekur në magazinë një burrë në Tiranë
Një burrë është gjetur pa jetë mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Një telefonatë e mbërritur në numrin e emergjencave rreth orës 20:00, ka raportuar për një person të vdekur, në një magazinë në zonën e Ali Demit.
Kur mbërritën në adresën e dhënë, efektivët e Komisariatit të Policisë Nr 1 kanë gjetur të pajetë 50 – vjeçarin me iniciale S. M.
Ai mësohet se kishte marrë një plagë në kraharor, të shkaktuar nga një armë gjahu, e cila u gjet pranë trupit të viktimës.
Dyshimet paraprake janë se 50 – vjeçari mund të jetë vetëvrarë, megjithatë autoritetet po punojnë për të zbardhur këtë ngjarje./tvklan.al