Gjendet i vdekur në makinë i riu shqiptar
Itali-Një 24-vjeçar u gjet i vdekur në makinën e tij të parkuar në San Donà di Piave. I riu, me origjinë shqiptare, jetonte në zonën e Pordenones, raportojnë mediat italiane.
Sipas kontrolleve të para nga karabinierët, vdekja mund të jetë shkaktuar nga mbidoza. Ky është një tjetër rast i ndodhur në këtë zonë, pasi shumë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e mbidozës.
Megjithatë, autoritetet bëjnë me dije se do të jetë autopsia ajo e cila do përcaktojë dhe konfirmojë shkakun e vdekjes. Identiteti i të riut shqiptar nuk bëhet i ditur.
Autoritetet do të hetojnë për të gjetur personat që i shisnin drogën 24-vjeçarit. /tvklan.al