Gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë një burrë
Një burrë është gjetur i vdekur këtë të shtunë në banesën e tij në Selenicë të Vlorës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se viktima është një 82-vjeçar me iniciale Dh.M. Ai mësohet se jetonte i vetëm dhe është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë.
Paraprakisht dyshimet janë se i moshuari ka gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale, megjithatë trupi i tij është transportuar drejt morgut të qytetit, për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./tvklan.al