Gjendet i vdekur pronari i një firme
Një 58-vjeçar, pronar i një firme është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Mësohet se 58-vjeçari N.D u gjet i vdekur në ambientet e magazinës së firmës.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Prandaj paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al