Gjendet i vrarë një 22-vjeçar


Gjendet i vrarë një 22-vjeçar

12:05 27/12/2016

Një person 22-vjeçar u gjet i vrarë mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Vreshtas të Maliqit. Policia është njoftuar rreth orës 9:30 të mëngjesit, ndërsa menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur efektivët e policisë së komisariatit të Korçës.

Hetuesit gjetën 22-vjeçarin të vdekur në një banesë, ndërsa pranë trupit të tij u gjet edhe një armë zjarri automatike.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, si dhe trupit të viktimës është vërejtur se ai ka pasur një plagë me armë zjarri në kokë, ndërsa nuk janë vënë re shenja të tjera dhune.

Dyshimet e para të ngritura nga hetuesit e policisë janë se viktima është vetëvrarë me armë zjarri automatike në kushtet e depresionit. Gjithsesi policia tha se po verifikon të gjitha rrethanat në lidhje me këtë ngjarje./ TV KLAN






Të ngjashme