Foto: Gjendet i vrarë një 43-vjeçar
Një 43-vjeçar është gjetur i vrarë në fshatin Rabie të Memaliajt. Viktima, sipas ABC News është Alket Muhaj.
43-vjeçari mësohet se u gjet nga familjarët në tokat bujqësore të fshatit, gjatë orëve të para të kësaj të enjteje. Ai dyshohet se është ekzekutuar pasi u gjet me plagë në gjoks dhe kokë. Muhaj mendohet se është goditur me një snaiper nga një largësi e madhe, megjithatë momentalisht janë të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Paraprakisht mësohet se pistat që po hetohen nga autoritetet policore janë tre. E para është ajo për çështje droge, pasi 43-vjeçari kishte bërë një denoncim për disa parcela kanabisi. Pista tjetër është ajo e hasmërisë, si dhe për motive pronësie."Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. Menjëherë pas marjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve
", thotë policia në një njoftim paraprak mbi ngjarjen./tvklan.al