Gjendet i vrarë një 60-vjeçar
Një burrë ka gjetur vdekjen këtë të hënë në qytetin e Shkodrës. Burime paraprake thonë se viktima është Mehdi Kavaja. 60-vjeçari është dërguar i pajetë në spitalin e qytetit verior.
Dyshimet janë se Kavaja ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me armë zjarri. Nga ekspertiza paraprake në trupin e tij, mësohet se viktima ka marrë një plumb në kokë. 60-vjeçari u gjet nga familjarët në servisin e tij të makinave, në lagjen Tophane të Shkodrës dhe fillimisht u mendua se kishte vdekur për shkaqe natyrale. Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa autoritetet policore po hetojnë për zbardhjen e saj./tvklan.al