Gjendet në det një trup pa kokë
Një trup pa kokë është gjetur në qytetin bregdetar të Kent, Britani e Madhe, teksa familjarë të shumtë ndodheshin në plazh.
Sipas mediave britanike, policia ka nisur një hetim për shkaqet që çuar në vdekjen e burrit, pasi trupi u zbulua nga pushuesit mëngjesin e së hënës.
Policia mësohet se nuk po e trajton si të dyshimtë vdekjen dhe sipas saj viktima mund të jetë vetëflijuar.
Pushues të shumtë u shprehën të tmerruar nga pamjet horror.
Aktualisht zona është mbyllur dhe pritet që autoritet të identifikojnë trupin e pajetë./tvklan.al