Gjendet në Itali pema më e vjetër në Europë


Gjendet në Itali pema më e vjetër në Europë

12:23 30/05/2018

Pema më e vjetër në Evropë vazhdon të rritet.

Pavarësisht se pema është pothuajse 1,230 vjeç, shkencëtarët thonë se pisha e rrahur nga moti, ende po lulëzon, me sytha të shtuar në trungun e saj gjatë disa dekadave të fundit.

Kjo pavarësisht se pema i nënshtrohet temperaturave ekstreme dhe thatësirave gjatë jetës së saj.

Shkencëtarët thonë se i kanë vënë pemës një nofkë duke e quajtur atë “Italus”.

Ata thonë se studimi i rritjes së saj përmes ndryshimit të klimës mund t'i ndihmojë ata të kuptojnë më mirë se si pyjet do t'i përgjigjen ndryshimeve moderne klimatike.

Pema u zbulua kohët e fundit nga studiuesit e Universitetit të Tuscia-s, të cilët zhvilluan një sondazh katërvjeçar brenda Parkut Kombëtar të Pollino-s në jug të Italisë.

Pema 1,230 vjeçare është pisha e Heldreich, e cila është e zakonshme në pyllin e ashpër Pollino.

Italus ka mbijetuar mbi kushte të ndryshme atmosferike gjatë mijëvjeçarit të fundit, duke përfshirë një periudhë të ftohtë në kohët mesjetare dhe temperaturat më të nxehta kohët e fundit./tvklan.al





Të ngjashme