Gjendet në Llogara gomonia e vjedhur
Një ditë pasi i zoti e kishte denoncuar të vjedhur, autoritetet kanë mundur të gjejnë gomonen e tij. Mjeti u vodh të enjten nga persona ende të paidentifikuar, në oborrin e shtëpisë së LL. N, në fshatin Iljaz të Himarës.
Autoritetet, në bashkëpunim me banorë të zonës edhe vetë familjarët nisën kërkimet dhe e gjetën mjetin lundrues të fshehur në pyll, midis pishave në Qafën e Llogarasë.
Gomonia me gjatësi 6 metra ishte e regjistruar dhe dyshohet se ajo ishte vjedhur për t’u përdorur për transportimin e lëndëve narkotike.
Puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve vijon.
/tvklan.al