Gjendet një diamant 706 karatësh
Një pastor kristian, që punonte në një minierë në Sierra Leona ka zbuluar një diamant 706 karatësh, ndër më të mëdhenjtë të zbuluar deri më sot.
Ky gur i çmuar u gjet nga Emmanuel Momoh, i cili po punonte në rajonin Kono, në lindje të vendit. Ai pritet të shitet në ankand në Sierra Leone dhe të ardhurat do të shkojnë për vendin. Eksperti i diamantëve Paul Zimnisky tha se ky mund të jetë “në mesin e 10 – 15 diamatëve më të mëdhenj të zbuluar deri më tani”
dhe diçka tepër e rrallë për t'u gjetur në një minierë kaq të vogël. Sipas Zimnisky, për momentin është e pamundur të përcaktohet vlera e këtij guri të rrallë, por mendohet se ai mund të kushtojë mbi 50 milionë paund./tvklan.al